Specialja nuk ndalon ftesat, ky është i ftuari i radhës

Aktuale

Specialja nuk ndalon ftesat, ky është i ftuari i radhës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 21:30
Gjykata Speciale

Numri i të ftuarve për intervistim nga zyret e Prokurorisë së Specializuara së Hagës kanë pasur një hov të madh dy muajt e fundit.

Analisti politik nga Prishtina Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

I kontaktuar Shehollin për këtë rast, i cili e ka konfirmuar ftesën.

Ai ka deklaruar se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje do të mbroj vlerat e shtetit te Kosovës dhe të drejtën.

“Qytetarë  të nderuarë te Republikës së Kosovës, kam marrë fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të specialzuar ne Hagë.

Si çdo i ftuar pranë kësaj Gjyakte Speciale do të mbrojë me dinjitet vetëm të drejtën dhe vlerat e shtetit te Kosovës.

Me besim ne zot dhe drejtësi do të dalim faqebardhë edhe ne këtë betejë!

Rrnoftë Republika e Kosovës!”, ka thënë për Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat