Pse Trump dhe Merkel refuzuan të takohen me Thaçin në Davos?!

Aktuale

Pse Trump dhe Merkel refuzuan të takohen me Thaçin në Davos?!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:44
Merkel, Vucic, Thaçi

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2020, i cili përfundoi dje punimet në Davos të Zvicrës (21 deri në 24 Janar) ku morren pjesë rreth 3000 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme, nga bota ekonomike, politike, shkencore ose kulturore. Sivjet në këtë samit në epiqendër ishin dy personalitete të larta botërore: presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Në këtë forum, në mesin e personaliteteve botërore, prezantuan edhe përfaqësues të lartë të shteteve nga Ballkani përfshirë këtu edhe nga Kosova, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Kosova përfaqësohej nga presidenti i saj Hashim Thaçi kurse Serbia nga Aleksandër Vuçiç.

Pse Thaçit nuk iu mundësua të flas në Panel të Forumit Botëror në Davos? A kishte lidhje humbja e PDK-së ne zgjedhjet e fundit apo specialja?

Humbja e PDK-së fiasko në zgjedhje të fundit ( e treta) në zgjedhjet e fundit në Kosovë duket se ka lënë pasoja jo vetëm PDK-së që njihet si “babush” i kësaj partie, por edhe vete Thaçit po i shkakton humbje dhe telashe në zbehjen e “shkëlqimit” dhe “imazhin” e tij në arenën ndërkombëtare siç u dëshmua në takimin e fundit Ekonomik në Davos të Zvicrës ku Thaçi nuk u duk fare dhe sikur t’mos ishin mediat e tij, do të pyesin a ishte apo nuk ishte Thaçi në Davos (në të cili samit botëror e kishe vendin edhe kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministri i PJ z.Behgjet Pacolli) i cili nuk takoi asnjë personalitet me rendësi, emër përkundër kërkesës se tij për ta takuar Trump dhe Merkel.

Serbia si kurrë njëherë me parë ishte aktive dhe në ofensivë kësaj radhe në Davos si me pjesëmarrja masive nga kreu i shtetit serb ashtu edhe nga bisedat dhe takimet me personalitete botërore ku në fokusin kishin bashkëpunimin ekomomik si dhe Kosovën. Për këtë të fundit u lobua, si zakonisht për tërheqjen e njohjeve dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vazhdon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Takimet në Davos me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sum Chakrabarti dhe Nënkryetarin e Emirateve të Bashkuara Arabe Hadim Al Darei, Kancelarin austriak Sebastian Kurc dhe Diplomatin gjerman Wolfgangor Ischeng.

Ndryshe, “Presheva jone” nga burimet e saja diplomatike kishte informacione se Hashim Thaçi përmes kanaleve të tij kishte insistuar për ta takuar presidentin amerikan Trump dhe kancelaren gjermane Merkel, së paku për të shkrep një foto, si zakonisht. Por, kjo si duket u refuzua, nuk ndodhi meqë agjenda e të përmendurve ishte e ngjeshur dhe e rezervuar për presidentet e vendeve tjera  botërore.

Vuçiç si zakonisht ne konferencat ndërkombëtare edhe kësaj radhe  Davos 100 fjale për serbet e Kosovës, kurse Thaçi asnjë fjale për shqiptaret në Luginën e Preshevës ?!

Derisa Serbia në Davos dërgoi dy tre ministra të prirë nga presidenti i saj Vucic dhe Berbnabiq të sugjeruar nga ministra të tyre, kurse nga Kosova ishte vetëm Hashim Thaçi?! i cili duket ja ndaloi të gjithëve me qëllim të merrte poenë duke “takua” Trump apo Merkel, por as njërin e as tjetrin ai nuk e takoi dhe si duket i dëshpëruar u kthye ne Prishtinë, që këtë boshllëk të agjendës ta korrigjoj me një takim me një këshilltar nga 30 tjerë që i ka presidenti amerikan Trump, i cili kishte dal për një turne në Prishtine dhe Beograd..

Image
Thaçi, Merkel, Rama dhe Vucic

Presidenti i Serbisë gjatë qëndrimit në Davos zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik nga një sër takimesh me personalitete botërore si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ky me epiqendër të këtyre bisedimeve kishte pos zhvillimit ekonomik në Serbi edhe Kosovën. Vuçiç në Davos u taku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Komisionarin e Zgjerimit të BE Johannes Hahn për kuotat e importit të çelikut të BE-së si dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së. Po ashtu kryeministrja serbe Anna Bernabic takoi Angela Merkel me te cilën biseduan për gatishmërisë së Serbisë në BE dhe për ngecjen e dialogut me Kosovën.

Vuçiç si zakonisht ne konferencat ndërkombëtare edhe në Davos 100 fjalë për serbet e Kosovës, kurse Thaçi asnjë fjale për shqiptaret në Luginën e Preshevës?! Kurse në Prishtinë me liderët e Luginës flet “kopalla” herë për bashkimin e Preshevës me Kosovën (kurse sot gjysma e Mitrovicës është e okupuar nga Serbia) e herë për këmbim të territoreve të cilat ide në Davos para Trump dhe Merkel as qe guxoi t’i shpaloste?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat