Shfaqet Albin Kurti, ja ku gjendet

Aktuale

Shfaqet Albin Kurti, ja ku gjendet

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:20
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me atë të Kuvendit, Glauk Konjufcën si duket kanë vendosur ta kalojnë bashkë këtë të dielë.

Duke e parë se nuk po arrin marrëveshje me LDK-në, Kurti ka vizituar aktivistët në Pejë.

“Duke ndodhur. Peja çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes dhe vendimmarrjës.Pejë 26.01.2020”, ka shkruar njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, teksa ka postuar këto fotografi të Kurtit e Konjufcës”.

Të premten ishte takimi i fundit mes LDK-së e LVV-së, që u mbajt larg syrit të mediave.

Indeksonline përmes burimeve brenda takimit mësoi se nuk ka pasur përafrime në qëndrime mes dy partive.

Image
Kurti në Pejë

Kurti ka kohë deri me 4 shkurt që të siguroi shumicën parlamentare nëse do të bëhet kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat