Vjen paralajmërimi: Negociatat VV-LDK mund të komplikohen

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Negociatat VV-LDK mund të komplikohen

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:13
Negociatat VV-LDK

Profesori i filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se negociatat e Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës, mund të komplikohen.

Si shkak për këtë, ai ka përmendur virusin kinez, që po merr jeta njerëzish.

Sipas Latifit, ngjarjet në një skaj të botës, kanë ndikimin në jetën e njerëzve edhe të skajit tjetër, përcjell Bota sot.

“Globalizimi nënkupton gjëndjen kur ngjarjet që ndodhin në një skaj të botës influencojnë jetën e njerëzve në skajin tjetër të saj. Në këtë kontekst virusi kinez ka gjasa t'i komplikoj vështirësitë në negociatat VV-LDK për koalicionin qeverisës”, ka shkruar Latifi në një postim në loogarinë e tij në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat