Mësohet arsyeja pse Kurti e Konjufca qëndruan sot në Pejë

Aktuale

Mësohet arsyeja pse Kurti e Konjufca qëndruan sot në Pejë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:27
Konjufca e Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Pejë, ku janë parë me aktivistë të Vetëvendosjes.

Aktivistë të kësaj partie kanë postuar fotografi nga takimet në kafe të qytetit.

Përfaqësuesi i zyrës ligjore të VV-së, Berat Ganiqi, ka mohuar që ky takim të ketë qenë me strukturat atje për shkak se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai ka bërë të ditur se Kurti e Konjufca kanë qenë në Pejë për ngushëllime te një aktiviste për shkak se asaj i ka vdekur një familjar.

Image

“Gënjeshtrat e disa mediave nuk kanë të ndalur ! Asnjë takim i organizuar i Albinit dhe Glaukut me strukturat e Lëvizjes në Pejë nuk ka ndodhur, thjeshtë sot ishte një vizitë e tyre tek një aktiviste e jona për ngushëllime, me rastin e vdekjes së një familjari të saj. Para se ta postoni lajmin, informohuni”, ka shkruar Ganiqi në Facebook.

Kujtojmë se VV e LDK ende nuk janë dakorduar për formimin e koalicionit qeverisës, ndërsa afati i vënga nga Isa Mustafa përfundon sot, për arritjen e marrëveshjes ose për të shpallur të dështuar përpjekjen e tyre.

Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar takimin e së premtes mbrëma ndërmjet ekipeve të partisë së tij dhe VV-së, por s’e ka treguar vendin ku i shtrënguan duart Kurti e Mustafa.

“Nuk mund të flas për vendin dhe mënyrën se si liderët komunikojnë. Por, takimi i fundit ka qenë i formatit ekipor”, ka thënë Haziri, në një intervistë.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se dy partitë tash kanë mbetur t’i zhvillojnë konsultimet për t’u ulur në një takim të ri dhe për ta nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat