Kelmendi, thirrje Kurtit e Mustafës: Nëse nuk gjeni kompromisin, kjo e pret Kosovën pas 4 shkurtit

Aktuale

Kelmendi, thirrje Kurtit e Mustafës: Nëse nuk gjeni kompromisin, kjo e pret Kosovën pas 4 shkurtit

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:32
Adriatik Kelmendi

Sot përfundon ‘ultimatumi’ që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ia ka dhënë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për të arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse sot do të mbahet takimi mes dy krerëve, për të vendosur nëse do të ketë marrëveshje ose duhet të shpallet dështimi.

E duke komentuar në lidhje me këtë gazetari Adriatik Kelmendi, ka kritikuar Kurtin dhe Mustafën, për mos arritjen e një kompromisi, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka thënë se Kurti e Mustafa, nuk po e kuptojnë se pas datës 4 shkurt, nuk do të mund të vendosin më për Kosovën.

Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi, të dy liderët me vetëdije të plotë “fatin e Kosovës e dorëzojnë në duar të Thaçit”.

“Çdo arsyetim pas kësaj s’do të çojë peshë. Do t’iu faturohet si pazotësi dhe papërgjegjësi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Sot e diel e lezetshme, taman për Kurtin dhe Mustafën të këqyrin Netflix ose të hedhin dru në oxhak.

Pushim! S’kanë pse të takohen! S’po e kuptojnë se vetëm deri më 4 shkurt këta të dy mund të vendosin për Kosovën.

Nëse nuk e gjejnë kompromisin, përkundër vullnetit të votuesve, më 4 shkurt me vetëdije të plotë fatin e Kosovës e dorëzojnë në duar të Thaçit.

Çdo arsyetim pas kësaj s’do të çojë peshë. Do t’iu faturohet si pazotësi dhe papërgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat