Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë a do të takohen sonte me LDK-në

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë a do të takohen sonte me LDK-në

Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:04
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës për sot i kishte vendosur afatin e fundit Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Por deri tani nga asnjëra parti nuk është bërë e ditur se a do të ketë takim sot nga kryetarët e këtyre partive, lidhur me arritjen e koalicionit.

Zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka, deklaroi se nuk ka akoma informacion se a do të ketë takim sot apo jo.

“Nuk kam informacion nëse do të ketë takim apo jo. Nga zyrtar të të dyja subjekteve është thënë se këtyre ditëve do të ketë”, ka thënë Manxhuka.

Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai cili kishte deklaruar para mediave se marrëveshja mes dy partive do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte.

“Mendojmë se marrëveshja do të qetë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me atë që qytetarët e Kosovës na kanë dhënë besimin me votën e tyre ne si LDK me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar që LVV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbetemi që të bisedojmë, por që ajo të ketë një përfundim sa më shpejt mundësisht deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshje ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat