Gani Geci ka një thirrje për Albin Kurtin

Aktuale

Gani Geci ka një thirrje për Albin Kurtin

Nga: A.SH Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:34
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Sa i përket zhvillimeve të fundit politike në vend, Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit që ta bëjnë sa më pare marrëveshjen me LDK-në, sepse sipas tij nëse nuk formohet qeveria deri më 4 shkurt pushtetin do ta marrë Hashim Thaçi.

Postimi në Facebook:

Thirrje për Albin Kurtit, oooo Albin Kurti ulu bre burrë e bane marrëveshjen me LDK-në se në këtë mënyrë qysh ju që po doni pushtet pas 4 Shkurtit afatit kushtetues nëse ti nuk e formon qeverinë, pushtetin ka me ua marrë Hashimi.
Në vitin 2006 , atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut.
ooooo Fatmir Sejdiu (o President) ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me jav marrë Hashimi!
E njejta vlen për Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat