Takimi i “territ” të së premtes mes VV-së e LDK-së: Pse po heshtin nga partia e Kurtit?

Aktuale

Takimi i “territ” të së premtes mes VV-së e LDK-së: Pse po heshtin nga partia e Kurtit?

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:02
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Tashmë është e konfirmuar se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar të premten mbrëmje ku pas akuzave e përplasjeve u janë rikthyer fshehtas bisedimeve për të ndërtuar koalicionin qeverisës.

Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ka konfirmuar takimin në fjalë, por nuk ka dhënë detaje të plota.

“Nuk mund të flas për vendin dhe mënyrën se si liderët komunikojnë. Por, takimi i fundit ka qenë i formatit ekipor”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se dy partitë tash kanë mbetur t’i zhvillojnë konsultimet për t’u ulur në një takim të ri dhe për ta nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Qeverisë së re.

Por për këtë takim po hesht VV edhe pse kanë ikur dy ditë.

Media ka tentuar të marrë sot një qëndrim nga partia e Kurtit për takimin e “territ”, por disa zyrtarë kanë thënë se nuk janë në rrjedha e disa të tjerë nuk e kanë hapur telefonin.

Rexhep Selimi, deputet i zgjedhur nga VV ka thënë se nuk ka informata.

“Nuk jam në Prishtinë, nuk kam informata”, ka thënë shkurt Selimi.

Media ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga deputetet Albulena Haxhiu e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku por ato nuk e kanë hapur telefonin.

Kujtojmë se është pikërisht VV që ish-partitë e PAN-it i akuzonte për koalicione të “territ”, kurse tash kur po tenton të krijoi qeverinë po zhvillon takime të fshehta dhe nuk po e informon opionin se çfarë po ndodh.

Kujtojmë se edhe 9 ditë i kanë mbetur kohë të mandatuarit për kryeminsitër, Albin Kurti për krijimin e qeverisë. Deri atëherë kreut të VV-së i mbetët të arrijë marrëveshje me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, në të kundërtën i shuhet ëndrra të bëhet kryeministër i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat