Veprimtari Bajraj: Zhvillime dramatike në Lëvizjen Vetëvendosje, këto janë arsyet se pse Kurti nuk po e jep kryetarin e Kuvendit

Aktuale

Veprimtari Bajraj: Zhvillime dramatike në Lëvizjen Vetëvendosje, këto janë arsyet se pse Kurti nuk po e jep kryetarin e Kuvendit

Nga: N.H Më: 26 janar 2020 Në ora: 21:03
Albin Kurti

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment, ku ka thënë se diskutime të nxehta brenda llojit në lidhje me procesin e negociatave për bashkëqeverisje me LDK-në, siç duket, partia e Kurtit këmbëngul për pozitën e Kryeparlamantarit, dhe tanimë, edhe e ka përqafuar opsionin “B” nga tri arsye.

Sipas tij, njëra prej këtyre arsyeve është se kjo parti nuk dëshiron që procesi të kthehet prapa, duke rikthyer gjendjen para konstituimit të Kuvendit me 26 dhjetor 2019, dhe votimin e Konjufcës si Kryeparlamentar.

Në fund, ai thekson se mbetet të shihet reflektimi i LDK-së, pas një pozicionimi të tillë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

Zhvillime dramatike n'Levizjen Vetëvendosje ! Diskutime të nxehta brënda llojit në lidhje me procesin e negociatave për bashkëqeverisje me LDK-në. Siç duket, LVV-ja këmbngul për pozitën e Kryeparlamantarit, dhe tanimë, ka përqafuar opsionin "B" nga tri arsye;

- E para; S'do që procesi t'kthehet prapa, duke ri-kthyerë gjëndjën e para konstituimit të Kuvendit me 26 dhjetor 2019, dhe votimin e z.Konjofca,Kryeparlamentar, dhe;

- E dyta; I qendron besnike konsistencës që Presidenti i vendit duhet t'jetë apartiak & apolitik, figurë unifikuese dhe përfaqësuese peretj kornizave dhe ngushtësisë politike, dhe;

E treta; Lëshon poziten e Kryeministrit LDK-së, si sakrificë e "fituesit" në ruajtjën dhe mbrojtjë e parimeve n'dobi të proceseve dhe të ardhmes së vendit.

Merret vesh së në një qendrim të tillë të LVV-së, ndikim thelbësor dhe vendimtar, ka sjellja e PDK-së dhe eksponentëve të SHIK-ut në shtetin e kapur të Kosovës nga PRONTO-mafia, n'lidhje me lakimin e emrit të z.Konjufca dhe lidhjet e Tij me këtë organizatë kriminale , në procesin gjyqësor të "Syrit të Popollit" ! Të shohim se, qendrimi i VV-së, është veprim inercioni apo ka qellim ruajtjën e z.Konjufca nga Drejtësia, duke e mbështjellë me imunitet pushteti, n'poziten e Kryeparlamentarit !

Mbetet të shihet reflektimi i LDK-së , pas një pozicionimi të të tillë të LVV-së. f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat