Publikohet se kush po e pengon koalicionin LVV-LDK

Aktuale

Publikohet se kush po e pengon koalicionin LVV-LDK

Nga: N.Sh. Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:08
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Glauk Konjufca

Kjo javë duhet të jetë vendimtare për formimin e koalicionit qeverisës në mes LVV-së dhe LDK-së.

Mirëpo, edhe pse janë ditët e fundit të afatit ligjor për formimin e Qeverisë, akoma nuk është zyrtarizuar ky koalcion, ndonëse thuhet që janë afër marrëveshjes dy partitë e para të dala pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, thotë se klanet e PDK-së, por edhe të LDK-së janë pengesa kryesore për arritjen e një koalicioni LVV-LDK.

Sipas tij, është krim mbri krimet nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merren vesh për bashkëqeverisje.

Ai shton se, kjo do të thotë që nuk janë të zotë që të formojnë Qeverinë.

Postimi i plotë:

KLANET MAFIOZE NUK DONË QEVERI

Klanet mafioze te PDK dhe të LDK janë pengesa kryesore për arritjën e një Mareveshje midis LVV dhe LDK.

Nyja te cilën e lidhi vetë LDK fillimisht duke e mos pranuar postin e Kryeparlamentarit, kur i dual gjumi tashti po e kërkon. Punë klanesh mafioze midis dy parrtive PDK dhe LDK.

Nuk jipët Kryeparlamentari Konjufca për tekët dhe hesapët e këyre klaneve.

LDK këtë dialog e ka bërë treg tuxharesh duke e ulë kështu autoritëtin e vet. Ku mbetën ato fjalët te tyre se gjoja janë parti serioze, institucionale, kur nuk janë te zotët të krijojnë qeveri as instiucionale

Është krim mbi krimet nese LVV dhe LDK nuk merren vesh. Kjo do te thotë se nuk janë te zotët te formojnë qeverin sipas kërkeses së votesve për ndryshime.

Dilni mbi interesat partiake dhe formojeni qeverinë. Më e mirë është një qeveri e keqe se një hiq qeveri.

Nese ju nuk e beni qeverinë,e bëjnë këto poshtë,memzi po presin po i ferkojnë duart qe ju te deshtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat