Haradinaj kujton Holokaustin: Lidhjet ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë unike

Aktuale

Haradinaj kujton Holokaustin: Lidhjet ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë unike

Nga: M.H. Më: 27 janar 2020 Në ora: 12:34
Ramush Haradinaj

Në përvjetorin e ditës ndërkombëtare të Holokaustit, kyreministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebok, ka kujtuar këtë ditë duke shkruar që populli shqiptar ua hapi dyert hebrenjve, në kohë të vështira të mbijetesës së tyre.

Më tej, Haradinaj, shkroi që si popull që kemi përjetuar tragjedi të përmasave gjenocidale, bashkëndjejmë më të gjithë ata që përjetuan mizori në jetërat e tyre.

Postimi i plotë

Populli shqiptar ua hapi dyert hebrenjve, në kohë të vështira të mbijetesës së tyre.
Sot, për nder të Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit, bëmë homazhe te Obelisku i ngritur për nder të Hebrenjve në vendin ku dikur qëndronte Sinagoga e Prishtinës.

Si popull që kemi përjetuar tragjedi të përmasave gjenocidale, bashkëndjejmë më të gjithë ata që përjetuan mizori në jetërat e tyre.

Lidhjet historike e njerëzore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë unike dhe ato duhet të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat