Paralajmërohet natë e madhe sonte! A do të arrihet marrëveshja e shumëpritur?

Aktuale

Paralajmërohet natë e madhe sonte! A do të arrihet marrëveshja e shumëpritur?

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:59
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Isa Mustafa

Artan Murati nga shoqëria civile, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një paralajmërim duke thënë se sonte do të jetë natë e madhe.

Sic duket ai një gjë të tillë mund ta ketë lidhur më takimin që po zhvillohet tani, në mes të kreut të LDK-së dhe atij të VV-së, në Kuvendin e Kosovës.

“Natë e madhe sonte. Qeshtu po thonë”, shkruan shkurtimisht Murati.

Deri në takimin e sotëm, VV e LDK kanë mbajtur rreth 20 takime.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa para hyrjes në takimin që po mbahet në Kuvend, nuk ka dhënë siguri se do të arrihet marrëveshja, me ç’rast ka deklaruar se “jemi të vullnetshëm për marrëveshje në mënyrë që të procedojmë më tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat