Zhvillimet e fundit nga takimi Mustafa-Kurti: Deri në këto momente s’ka marrëveshje

Aktuale

Zhvillimet e fundit nga takimi Mustafa-Kurti: Deri në këto momente s’ka marrëveshje

Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:26
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) aktualisht janë duke vazhduar takimin mes tyre për të gjetur zgjidhjen për të lidhur marrëveshje mes tyre për krijimin e koalicionit.

Por, siç mëson media nga burimet e afërta brenda dy partive, VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje mes tyre, ndërsa takimi ende po vazhdon.

Sipas burimeve, dy palët ende nuk kanë gjetur pajtueshmëri për bashkëqeverisje dhe nuk po sprapsen nga kërkesat e tyre.

E gjatë ditës së sotme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, u deklarua për medie ku tha se LDK nuk do të lëshoj pe për postin e kryeparlamentarit dhe se nuk do të ketë marrëveshje pa e pasur këtë post.

“Nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe presim ofertën nga Vetëvendosje”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i i LDK-së, Isa Mustafa, pak qaste para fillimit të takimit tha se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje, por që për një gjë të tillë po shkojnë në takim.

“Ne po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen dhe jemi të vullnetshëm për këtë se kur do të përfundojë ne nuk e dimë. Për këtë arsye ne po shkojmë”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pret këto ditë që të i jepet një epilog takimeve të tij me Mustafën e që shpreson se do të jetë me marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat