Sulmohet me predha shtëpia e ish-kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, dalin pamjet e rënda

Aktuale

Sulmohet me predha shtëpia e ish-kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, dalin pamjet e rënda

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtëpia e ish-kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, Gani Mehmetaj, tani opinionist i rregull i gazetës, është sulmuar me predha.

Këtë e ka bërë të ditur vet ish-kryeredaktori Mehmetaj, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë edhe detajet e këtij sulmi.

“Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin”, shkruan mes tjerash ai.

Tutje, ai thotë se për këtë rast ka njoftuar edhe Ambasadën amerikane.

Ja shkrimi i tij:

Paralajmërimin (kërcënues) e mora!

Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.

Erdhi policia, erdhën edhe hetuesit, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që nga ajo ditë nuk u dukën më.
Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që u nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.

Përmes miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon se e kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat