LDK-ja ka vetëm 2 fjalë, konfirmohet mospajtimi i madh

Aktuale

LDK-ja ka vetëm 2 fjalë, konfirmohet mospajtimi i madh

Nga: V.R Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:42
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar lidhur me takimin e sontëm ku dështuan të mirren vesh me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një deklarim të shkurtër, LDK e konfirmon se nuk janë afër, pasi kanë theksuar se qëndrimet e tyre dihen.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thonë nga LDK-ja.

E këto qëndrime, siç edhe dihet, janë refuzuar nga VV-ja dhe ishin pikërisht këto që shtruan nevojën për një takim të sotëm i cili përfundoi pa marrëveshje.

Sidoqoftë, nga VV-ja konfirmuan një takim të nesërm i cili do të jetë në praninë e ambasadorëve të huaj dhe mund të definojë gjithçka.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thanë VV-ja më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat