Zbulohen dy ofertat që LVV i bëri sot LDK-së

Aktuale

Zbulohen dy ofertat që LVV i bëri sot LDK-së

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Në “Debat Plus” janë zbuluar detaje të reja nga oferta e fundit që sot Vetëvendosje i ka bërë LDK-së.

Panelisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Vetëvendosje sot i ka ofruar LDK-së dy propozime për të shkuar drejt marrëveshjes.

“Propozimi i parë ka qenë që LDK-ja ta merr një ministri më shumë dhe që Glauk Konjufca të mos jep dorëheqje. Vetëvendosje është pajtuar që LDK të merr Ministrinë e Jashtme dhe të arrihet marrëveshja”.

“… Propozimi i dytë që ka bërë Vetëvendosje ka qenë shumë më zemërgjerë. Sipas këtij propozimi numri i ministrive të shkonte në 15 dhe LDK-ja do të merrte shtatë ministri pesë do t’i mbetnin Vetëvendosjes dhe tri minoriteteve. LDK po ashtu do të zgjedhte këto dy ministri që do t’i shtoheshin pa pasur kufizime edhe nga ministritë aktuale që tashmë janë ndarë”, tha Kajtazi.

Kajtazi thotë se personalisht vlerëson se oferta e Vetëvendosjes nuk duhet refuzuar nga LDK por sipas tij nëse do të ishte në vend të Kurtit nuk do ta kishte bërë një propozim të tillë.

“Në secilin prej këtyre versioneve LDK-ja do ta kontrollonte qeverinë. Vendimet ne qeveri merren në mënyrë kolegjiale dhe aty votohet me shumicë votash. Pra Kurti nuk do të mund të kalonte as në qeveri ndonjë marrëveshje që si përshtatet LDK-së”, tha ndër të tjera Vehbi Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat