Gani Geci jep detaje të rëndësishme, kësaj partia do t’i takojë kryetari i Kuvendit – ja sa ministri do t’i ketë qeveria e re

Aktuale

Gani Geci jep detaje të rëndësishme, kësaj partia do t’i takojë kryetari i Kuvendit – ja sa ministri do t’i ketë qeveria e re

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:15
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ndërkombëtarët I kanë rekomanduar VV-në dhe LDK-në se me 12 ministri nuk ka mundësi të ecët shpejt përpara siç po dëshiron partia e Kurtit, andaj sipas tij qeveria e re do t’i ketë 15 ministri.

Në shkrimin e tij, Geci tregon se kryparlamentarin do ta ketë LDK-ja deri në zgjedhjen e Presidentit.

Mes tjerash, ai thotë se nëse Vetëvendosje i plotëson kërkesat e LDK-së dhe partia e Mustafës qetë edhe kushte të reja situata do të ndryshojë në dëm të LDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Të dashur 420 mijë votues të LDK-së dhe LVV -së qe votuat për ndryshim ,marrëveshja do të arrihet ditët në vijim.

Ministritë do shtohen do të bëhen 15 e jo 12, jo për shkak të LDK -së por për shkak të volumit të punëve të Qeverisë numri i ministrive do të rritet sepse gjysma e mandatit do t'i shkonte Qeverisë derisa t'i integrojë 21 ministri në 12 ministri.

Tri mimistri do t'i kenë minoritetet për ti permbushur edhe apetitet e tyre dhe 12 ministri tjera do ti ndajnë LDK dhe LVV.
LVV -es dhe LDK -es ndërkombetaret i kanë remomandu se me 12 ministri nuk ka mundësi të hecet shpejt përpara siç po dëshiron LVV.

Glauk Konjufca do të tërhiqet për ti treguar popullit se LVV nuk frikësohet nga përgjegjësitë dhe do të hap rrug krijimit të qeverisë duke i plotësu te gjitha kërkesat e LDK -së.

Kryparlamentarin do ta ketë LDK -ja deri në zgjedhjen e Presidentit, sepse LDK e dëshiron ta ket një post kushtetues deri ne kohen e zgjedhjes së presidentit për ta siguruar ma lehtë postin e presidentit.

Nëse LVV i plotëson kërkesat e LDK-së dhe LDK qet kushte te reja situata do të ndryshoj në dëmë të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat