E tmerrrshme: Vetëvendosje dhe LDK nuk e kanë problem vetëm ndarjen e posteve…

Aktuale

E tmerrrshme: Vetëvendosje dhe LDK nuk e kanë problem vetëm ndarjen e posteve…

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:13
LDK dhe Vetëvendosje

Analisti i çështjeve politike, Vigan Qorrolli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Qorrolli ka thënë se në LDK janë dy grupime që sipas tij janë të përçarë në raport me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se grupi i “të vjetërve” i përbërë kryesisht nga binomi Veliu-Haziri po kërkon me ngulm dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe është grupi i njohur si “Brezi i Republikës” që po kërkojnë që kompensimin për kryetarin e Kuvendit të jetë Ministria e Jashtme.

Analisti thotë se një problem tjetër mes LVV dhe LDK e që sipas tij deri më tani nuk i është thënë publikut ka të bëj pikërisht dialogu me Serbinë.

“Zoti Kurti dhe Mustafa duket se janë thellësisht të ndarë në raport me dialogun me Serbinë pasi prapa kuintave është punuar shumë për një marrëveshje që do të prekej edhe territori”.

Qorroli thotë se tashmë dihet se problemi mes këtyre dy subjekteve nuk janë vetëm pozitat qeveritare që po pretendohet.

Analisti thotë se ekziston edhe një mundësi që nëse Kurti nuk arrin të formojë qeverinë Vetëvendosje të ketë shancën me një kandidatë të dytë.

Qorroli thotë se zgjedhjet e reja në demokraci janë gjithmonë të parashikueshme, por sipas tij të gjithë e dinë se do të jenë të lodhshme.

“Askush nuk e di nëse do të mund të ndalen të rinjtë të largohen nga Kosova. Në zgjedhjet e fundit kishte një dalje plebishitare në zgjedhje, por tash nuk e di nëse do të mund të binden të rinjtë për të dalë në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Vigan Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat