Zogaj: VV duke abuzu me propozimin e Glaukut për kryetar Kuvendi pa marrëveshje me LDK-në, e ka sjellë situatën në nivel të turpshëm

Aktuale

Zogaj: VV duke abuzu me propozimin e Glaukut për kryetar Kuvendi pa marrëveshje me LDK-në, e ka sjellë situatën në nivel të turpshëm

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:51
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) që ka sjellë situatën deri në këtë pikë sa që kjo e fundit ka kërkuar edhe prezencën e ambasadorëve të QUINT-it dhe të shefes së misionit të BE-së në takimin e radhës me LDK-në.

Zogaj ka thënë se VV duke abuzuar me postin e kryeparlamentarit që e propozoi Glauk Konjufcën për këtë post, duke mos u dakorduar me LDK-në, kanë sjellë situatën në këtë pikë.

Ai shton se situata në të cilën janë tani është në nivel të turpshëm.

“LV duke abuzu me propozimin e Glaukut per kryetar te Kuvendit, pa ndonje marreveshje me LDK, e ka sjell situaten deri ne kete pike qe, as takimet e Arberise te vitit 2002 per qeverine e atehershme nuk ishin ne kete nivel kaq te turpshem”, ka shkruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat