Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Aktuale

Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Më: 28 janar 2020 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit. 

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat