Krasniqi tregon se çfarë synonte Millosheviq të zbatonte në Kosovë

Aktuale

Krasniqi tregon se çfarë synonte Millosheviq të zbatonte në Kosovë

Nga: M.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:33
Milazim Krasniqi

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Zëvendës- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana, ka thënë se 50 vjet pas Aushvicit, Aleanca e NATO-s intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane.

Në lidhje me këtë, Profesori, Milazim Krasniqi, në një postim në Facebok, ka shkruar në lidhje me deklaratën që Zëvendëssekretari i NATO-s, Mirçea Goana, ka lëshuar, duke thënë që NATO ka parandalur një Aushvic.

Krasniqi, më tej përmend politikanët e Kosovës duke i’u drejtuar që kanë lëshuar një shans nga duart e tyre për ta krijuar një mekanizëm mbrojtës për të ardhmen.

Postimi i plotë

Zëvendëssekretari i NATO-s, Mirçea Goana, ka thënë qartë se NATO intervenoi në Kosovë për të parandaluar një Aushvic në ri. Deklaratë bombastike! Fantastike! Ndërsa asnjë politikan i Kosovës deri sot nuk ka folë me kësi termash. Ata ende flasin me triumfalizma për veten e me eufemizma për krimet serbe. E tmerrshme se çfarë shansi kanë lëshuar nga duart: mund ta krijonin një mekanizëm mbrojtës për të ardhmen, duke mbajtur aktive analogjinë me Aushvicin, me “zgjidhjen përfundimtare” që Millosheviit synoi ta zbatonte si Hitleri. Por, nuk e krijuan. Përkundrazi, për shkak të dështimeve të tyre dhe të drejtëssië në vendin tonë, u krijua Gjykata Speciale kundër Kosovës! Ky dëm është i tmerrshëm dhe afatgjatë. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Barrën e mban mbi kurriz shteti dhe populli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat