Kush ua “mbylli gojën” VV-së e LDK-së

Aktuale

Kush ua “mbylli gojën” VV-së e LDK-së

Nga: A.J Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:10
VV dhe LDK

Zyrtarë të VV’së dhe LDK’së s’kanë dhënë asnjë detaj nga takimi i sotëm që pritet ë mbahet mes Albin Kurtit e isa Mustafes e ku pjesëmarrjes do të jenë edhe ambasadorë të huaj e përfaqësues të QUIN-it.

Takimi i djeshëm mes Kurtit e Mustafes që zgjati afro 3 orë nuk sjell asnjë rezultat të vetëm për marrëveshje, derisa Vetëvendosje ka paralajmëruar se në takimin që pritet të mbahet sot pjesëmarrës në takim do të jenë edhe ambasadorë të huaj dhe përfaqësues të QUIN-it, por siç kanë thënë ata vetëm si vëzhgues dhe jo për ndonjë ndërhyrje në arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisjes LVV-LDK.

Dy partitë s’kanë dhënë asnjë informatë të vetme për ketë duke mos dashur të prononcohen. Kemi kontaktuar deputetë nga Vetëvendosja por edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe asnjë nga ta nuk kanë dashur të prononcohen në lidhje më takimin që pritet të mbahet sot ani pse ende nuk dihet ora dhe vendi se ku do të mbahet.

Ndryshe Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar dje por që as dje nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, derisa në media ishte deklaruar se dje mund të kishim marrëveshjen dhe se Glauk Konjufca do të dorëhiqej dhe se Vjosa osmani do të drejtonte Ministrinë e Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat