Shtetet e QUINT-it deklarohen për takimin me Vetëvendosjen dhe LDK-në

Aktuale

Shtetet e QUINT-it deklarohen për takimin me Vetëvendosjen dhe LDK-në

Nga: A.ZH Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:22
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen sot me përfaqësues të pesë shteteve mike të Kosovës; Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Takimi raportohet se do të mbahet nga ora 17:00 në Kuvendin e Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga këto shtete të QUINT-it, është bërë e ditur se ato nuk do të jenë ndërmjetësuese të negociatave për koalicionin qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, përcjell Bota sot.

Ato kanë thënë se çdo sugjerim se qeveritë e tyre përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë.

“Përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara"

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, "Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë... përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat