Çfarë po ndodhë në kufirin Hungari-Serbi, dëgjohen të shtëna

Aktuale

Çfarë po ndodhë në kufirin Hungari-Serbi, dëgjohen të shtëna

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze.

Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan.

Pika kufitare në fshatin jugor të Roszke të Hungarisë u mbyll natën kur ndodhi incidenti.

Zyrtarët e përshkruan incidentin, si një përpjekje “e jashtëzakonshme dhe e dhunshme” për të kaluar në mënyrë joligjore kufirin.

Autoritetet hungareze kanë njoftuar për një rritje të numrit të migrantëve, të cilët nga rajoni i Ballkanit synojnë të kalojnë në Hungari.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit nga migrantët e Lindjes së Mesme, për të kaluar në Bashkimin Evropian.

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat