Vela: Faktet dhe trillimet: SHIK-u dhe 'Syri i Popullit'

Aktuale

Vela: Faktet dhe trillimet: SHIK-u dhe 'Syri i Popullit'

Nga: G.B Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:42
Bedri Hamza

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka reaguar ndaj PDK-së, e cila po kërkon hetim për lidhjet e pretenduara të LVV-së dhe Syrit të Popullit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PDK e ka vendosur Bedri Hamza që të lexojë fletërrufenë e hartuar nga zyra e propagandës në PDK, duke bërë shfaqje të dobët teatrale.

Ai ka thënë se PDK udhëhiqet nga shefi i SHIK-ut dhe prokuroria ka heshtur dhe vazhdojnë të heshtin ndaj veprimtarisë së kësaj organizate.

Vela ka thënë se para se të flasin për Syrin e Popullit, duhet të pastrohet dhe distancohet nga SHIK-u.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Faktet dhe trillimet: SHIK-u dhe "Syri i Popullit"

PDK po kerkon hetim per lidhjet e pretenduara mes LVV dhe "Syri i Popullit". E vendosin nje njeri me 'kredibilitet" qe te lexoj fleterrufene e hartuar nga zyra e propagandes ne PDK. Shfaqje e dobet teatrale dhe politike.

Ne anen tjeter, sot eshte fakt qe PDK e udheheq shefi i SHIK-ut, organizate ilegale e cila ka kryer sherbime vetem per kete parti politike ne kundershtim me secilin ligj ne fuqi. E prokuroria dhe gjyqesori kane heshtur dhe vazhdojne te heshtin ndaj veprimtarise se SHIK-ut.

Para se te flasin per "Syrin e Popullit", PDK duhet te pastrohet dhe distancohet nga SHIK. Kaq per besueshmerine PDK-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat