“Marre ju qoftë”, kërkohet dorëheqja e Agim Veliut

Aktuale

“Marre ju qoftë”, kërkohet dorëheqja e Agim Veliut

Nga: A.ZH Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:54
Agim Veliu

Samir Potera nga shoqëria civile, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliut.

Potera në një postim në Facebook, ka pyetur zyrtarët e LDK-së në Podujevë, nëse munden publikisht t’ia kërkojnë dorëheqjen Veliut që është edhe nënkryetar i LDK-së, përcjell Bota sot.

“A ka ndonjë zyrtar të LDK nga dega e Podujevës që nesër publikisht ia lypë dorëheqjen Agim Veliut nga partia? Apo krejt janë do profitera t’vogël, do t’pakurriz që i kanë shti veshët në lesh edhe kqyrin kah me u rreshtue?”, ka shkruar Potera.

Reagimi i plotë:

A ka ndonjë zyrtar të LDK nga dega e Podujevës që nesër publikisht ia lypë dorëheqjen Agim Veliut nga partia? Apo krejt janë do profitera t’vogël, do t’pakurriz që i kanë shti veshët në lesh edhe kqyrin kah me u rreshtue?

A ka n’Podujevë ndonjë nëndegë si ajo e Doberçanit?

Ju ma shpifni më shumë se Agim Veliu.

Marre ju qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat