Alma Lama reagon ashpër: Nga kreu i shtetit e poshtë, askush nuk di të mendojë me mendje të pavarur

Aktuale

Alma Lama reagon ashpër: Nga kreu i shtetit e poshtë, askush nuk di të mendojë me mendje të pavarur

Nga: M.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:13
Alma Lama

Ish diplomatja Alma Lama, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar në lidhje me deklaratën që Shtetet e QUINT-it, lëshuan sa i përket formimit të qeverisë së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Lama ka shkruar që kjo deklaratë është mesazh i qartë për politikanët e Kosoves, që I bie të bëhen më serioz dhe të mbajnë shtetin.

Më tej, Lama shprehët që ndërkombëtarët po duan ta shohin Kosovën duke vazhduar e vetme si shtet demokratik pa ndërhyrjen e tyre.

Postimi i plotë

Deklarata e plotë e shtetëve QUINT-IT

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, "Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë... përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat