Kimete Berisha: Merre edhe prindin me vete Albin

Aktuale

Kimete Berisha: Merre edhe prindin me vete Albin

Nga: V.R Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:08
Albin Kurti

Publicistja e famshme, Kimete Berisha, ka reaguar për ngjarjet aktuale, veçanërisht për raportet LDK-VV, duke iu drejtuar Albin Kurtit që ta merrë me vete edhe prindin, respektivisht nënën në takim me LDK-në.

Kimete Berisha, konsideron se është turp që Albin Kurti ka ftuar – siç tha ajo – tërë botën në takim me LDK-në.

Postimi saj i plotë:

Merre edhe prindin me vete Albin.

Se krejt tjetër ndjesi është, komplet tjetër njeri ndjehesh kur e merr nanën me vete n'takim.

E ka lan Zoti, prindi t'jep siguri edhe për çdo rast t'merr n'mbrojtje.

Plus ke përparësi ndaj Isës, se ai nuk mundet me marrë prindin me vete.

Turp. Krejt botën e ke ftu' në takim

me Isën, thuajse keni me udhëheq planetin, e jo një trohë vend të varfër, të vjedhur e të shkatërruar, me një grumbull njerëzish të mërzitur, me sytë e shqyer larg Kosovës, larg, sa më larg.

P.S. Haki Abazi: 'Thaçi me sejmenët e tij po e parandalojnë koalicionin për ta realizuar ndarjen e Kosovës'

E vërtetë. Por edhe më zi se Thaçi, VV e pranon ndarjen e Kosovës, e Glaukun s'e jep'.

Mashtrime po shoh..

Çka po ndodh more me Ty kështu Albin, asgjë më s'po të kuptoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat