Zyra e BE-së në Prishtinë: Nuk kemi ftesë për takim nga Kurti-Mustafa

Aktuale

Zyra e BE-së në Prishtinë: Nuk kemi ftesë për takim nga Kurti-Mustafa

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:30
Zyra e BE-së

Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë kanë deklaruar për se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga VV-ja e LDK-ja për të qenë të pranishëm në takimin e liderëve i paraparë për tu zhvilluar edhe në prani të vendeve të QUINT’it.

Zëdhënësja e zyrës që drejtohet nga bullgarja Natalia Apostolova, Dinka Zivalj, ka thënë të martën për Reporteri.net se përfaqësuesit e kësaj zyre, në parim takojnë të gjithë liderët politikë në Kosovë, nga të cilët marrin ftesa.

Por, sipas Zivalj, Zyra e BE-së nuk ka marrë ftesë nga përfaqësuesit e VV-së e as LDK-së për takimin e sotëm mes liderëve Albin Kurti e Isa Mustafa.

“Në parim takojmë të gjithë liderët politikë, nëse ata na ftojnë. Për momentin nuk kemi një ftesë të tillë”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat