Nuk ka marrëveshje - Bota Sot
Nuk ka marrëveshje

Aktuale

Nuk ka marrëveshje

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:58
Isa Mustafa

(E plotësuar) - As sonte nuk është arritur marrëveshja me s LVV-së dhe LDK-së. Këtë e kanë konfirmuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Në Kuvendin e Kosovës sonte për me shumë se tre orë është mbajtur takimi mes liderëve të LVV-së, Albin Kurti, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorëve të QUINT-it.

Isa Mustafa ka deklaruar para mediave se mbesin të oferta e tyre që ia kanë bërë LVV-së.

“Mbesim të hapur në qoftë se LVV si parti e parë i pranon kërkesat tona. Jemi të gatshëm që në çdo kohë të lidhim marrëveshje”, tha Mustafa.

Kurse Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk ka marrëveshje, pasi LDK nuk po ka vullnet që të qeverisin bashkë.

“Do të doja që të thoja që marrëveshja është realizuar. Por nuk mund të them një gjë të tillë, pasi LDK po insiston të kërkesa e tyre e datës 8 janar”, tha ajo.

Albulena Haxhiu: Nuk ka marrëveshje me LDK-në

Image

Albulena Haxhiu nga LVV ka folur para mediave pas takimit me LDK, derisa ka thënë se marrëveshja nuk është bërë, pasi LDK po insiston në propozimin e saj.

“Natyrisht do t’doja që t’ju them që marrëveshja është realizuar por nuk mund ta them një gjë të tillë. LDK-ja po insiston në programin e saj. Ne kemi patur një takim edhe me ambasadorët e Quintit. Nuk ka marrëveshje pikërisht për shkak të LDK-së”, tha ajo.

Haxhiu tha se ka pasur një takim LVV-LDK pas takimit me ata të QUINT-it dhe përmendi se në dy takimet e fundit në mes të dy partive, LVV ka pasur dy oferta por që LDK i ka refuzuar.

Haxhiu: Secili skenar pa Vetëvendosje në qeverisje do të jetë i dëmshëm për Kosovën

“Me këtë qasje nuk po tregon se nuk ka vullnet për të qeverisur bashkë. Prandaj në emër të LVV e ftoj LDK-në që të punojë në arritjen e vullnetit të qytetarëve. Secili skenar pa Vetëvendosje në qeverisje do të jetë i dëmshëm për Kosovën. Ne kemi menduar se më 6 tetor është kryer puna, por s’qenka kryer duhet të angazhohemi më shumë”, u shpreh Haxhiu

Përfundon takimi i VV – LDK me ambasadorët, këto janë detajet e fundit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it të cilët kanë qenë në takim me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjës Vetëvendosje, kanë dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë deklaruar shkurt para mediave duke thënë se nuk kanë dhënë kurrfar këshillash, por nëpërmjet një deklaratë për media në mesditë kanë thënë se nuk përzihen në punën e krijimit të qeverisë.

Mustafa: Nëse LVV i pranon kushtet tona dhe ne jemi të gatshëm për koalcion qeverisës

Ka përfunduar takimi maratonik,  me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit ka deklaruar se nuk ka marrëveshje as sot.

“Me biseduam me LVV për mundesinë e një koalicioni qeverisës i informum edhe ambasadorët pasiqë kishin për qëllim vetëm të informoheshin e jo të kishin ndikim në bërjen e Qeeverisë. Si LDK ne jemi të bindur se  zgjidhja që e kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i balancon votat dhe besimin e qytetarëve që kemi marr në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ne mësim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona dhe ne jemi të gatshëm për koalcion qeverisës, oferta jonë i kontribuon vendit, luftës kundër korrupisonit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

Ndërsa, ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët dolën nga ambientet e Kuvendit më herët, janë deklaruar shkurt para mediave duke thënë se nuk kanë dhënë kurrfar këshillash, por nëpërmjet një deklaratë për media në mesditë kanë thënë se nuk përzihen në punën e krijimit të qeverisë.

**

Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK.

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadorët e shteteve të QUINT-it morën pjesë në takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë takim i cili zgjati për disa orë, nuk është parë present Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lidhur me zhvillimet e këtij diskutimi të tejzgjatur rreth tendencave për arritje të një marrëveshje bashkëqeverisëse mes LDK e VV, askush nga palët nuk është deklaruar për media.

***

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon takimi mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike në përpjekje për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse.

Në takim janë të ftuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku disa prej tyre janë parë teksa kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Takimi ishte paralajmëruar të nis në orën 17:00, por vonesa e ambasadorëve ka bërë që ai të shtyhet për një orë.

***

 Ambasadorët e Kuintit, fillimisht janë mbledhur te Zyra e BE-së dhe pastaj janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës, aty ku tashmë e më shumë se një orë, janë Albin Kurtid dhe Isa Mustafa.

Mes tyre, raportohet se deri tani nuk është parë ambasadori amerikan Philip Kosnett.

Kujtojmë se para se të hynte në takim, Mustafa ka deklaruar se ‘LDK nuk i ka ftuar Kuintin, por Kurti’ ndërkohë qe vet Kurti nuk ka folur para gazetarëve.

Image
Ambasadorët e QUINT-it

Ambasadorët e QUINT-it shkojnë në takimin  LDK-VV

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it sapo kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Image
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Shefja e BE-së, bashkë me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë është futur në Kuvend, aty ku pritet në nis takimi mes VV-së e LDK-së.

Në zyrën e BE-së arrin edhe ambasadori italian

Në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Kosovë, sapo ka arritur edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Deri tani, në zyre të BE-së, ndodhen ambasadori i mbretërisë së Bashkuar, i Gjermanisë dhe i Italisë.

Ambasadori gjerman dhe ai britanik arrijnë në Zyrën e BE-së

Derisa ka mbi një orë që mandatari për kryeministër, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë nisur takimin brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, dy prej ambasadorëve të QUINT-it, ai i Gjermanisë, Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott që kanë qenë të ftuar në këtë takim, janë parë brenda Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila është në afërsi të Parlamentit.

Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se nuk ka marrë ftesë për takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin pajtuar që në takim të ftojnë ambasadorët e QUINT-it.

Shtetet e QUINT-it sot deklaruan se nuk synojnë ndërmjetësim në bisedimet për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisës.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin me kreun e LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.

Përkundër që është thënë se takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e shteteve të QUINT-it, deri më tani ata nuk janë parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

***

Ka kaluar ora 17:00, koha kur do të duhej të nis takimi mes VV-së e LDK-së, por në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës aktualisht nuk ka arritur askush nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të jenë të pranishëm në këtë takim.

Nuk dihet arsyeja e mospjesëmarrjes së tyre në këtë takim të ftuar nga VV-ja, por ajo që dihet është se vendet e QUNIT-it sot në mesditë janë deklaruar se nuk ndërmjetësojnë në zgjidhjen e ngërçit politik.

“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, është deklarata e plotë e përbashkët nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paa pak çastesh ka arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, më parë në Kuvend kanë arritur edhe liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo është edhe një tetim tjetër i dy partive që të arrijnë një gjuhë të përbashkët për koalicion qeverisës.

Këtë herë LVV-LDK do të diskutojnë në prani të përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it, me ftesë të LVV-së.

Mirëpo këto ta fundit ende nuk kanë arritur aty.

***

 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa para takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se mbeten pranë qëndrimit të tyre për balancim të ndarjes së pushtetit.

Ai këto komente i bëri para takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, në përpjekjen e radhës për arritjen e një marrëveshje që do çojë në formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Mustafa: Zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon

“Ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje, vlerësojmë se zgjidhja që ne e kemi ofruar është zgjidhja e cila funksionon. Është zgjidhja e cila dy palëve iu ofron partneritet të plotë. Edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Ndërsa i pyetur se a do të jenë prezentë shtetet e QUINT-it në këtë takim, Mustafa tha se kjo mbetet të shihet.

Mustafa: Ne nuk e kemi ftuar QUINT-in për takim

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar, i ka ftuar zotëri Kurti. Ne do të shkojmë në takim. Nëse vijmë ambasadorët, e mbajmë”, tha ai.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është futur në objektin e Kuvendit të Kosovës ku pritet të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, nën prezencën e ambasadorëve të QUINT-it.

Mustafa para takimit ka për media ka thënë shkurt se në ky takim është ftuar nga Albin Kurti dhe nuk e di nëse ambasadorët e QUINT-it do të marrin pjesë në këtë takim

Ai ka thënë se nëse shtetet e QUINT-it janë prezent do të mbahet takimi, në të kundërtën ka thënë se nuk do të zhvillohet takimi.

“Nuk e di sepse i ka ftuar në takim Kurti. Nëse vijnë ne do ta mbajmë takimin, në të kundërtën nuk kemi arsyeje”, ka deklaruar Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat