Akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes: Vetëvendosje në siklet, shpejtë u dorëzua..

Aktuale

Akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes: Vetëvendosje në siklet, shpejtë u dorëzua..

Nga: V.R Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:40
Vetëvendosje

Zyrtarja e Partisë SocialDemokrate, Natyra Kuçi, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka reaguar ashpër kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, me ç’rast, siç tha ajo, shpejtë u’ dorëzuan ekskluzivisht për pushtet.

Ajo, tha se sikletin nga situata e krijuar nga VV, dhe etjen e madhe për pushtet, VV nuk po e fsheh dot.

“Mjafton ta lexojmë shpjegimin e Shefit per media të VV për ta parë sesi këta i tradhëton gjuha”, tha ajo.

Postimi plotë:

Sikletin nga situata e krijuar nga VV, dhe etjen e madhe për pushtet, VV nuk po e fsheh dot. Mjafton ta lexojmë shpjegimin e Shefit per media të VV për ta parë sesi këta i tradhëton gjuha.

Vraniqi nuk është duke thënë asgjë kundër kritikës që po i bëhet Partisë së tij, kur distancohet nga termi “ndërmjetësim” dhe korrigjon opinionin me termin “ndihmues”. Ai nuk po adreson kritikën, por po bënë atë që e bënë secila parti populiste. Ai po tenton të manipulojë opinionin.

Nga transparenca e zëshme, Partia VV për një periudhë 3 mujore shkeli çdo standard të cilin e kishte vendosur vetë. I fundit, mbrëmë, e vulosi hipokrizinë e saj. Ajo i thirri ambasadorët e Quint-it në takim me partnerin në koalicion, ani pse ishte kjo Parti e cila kritikonte çdo ndërhyrje të ndërkombëtarëve si anti-demokratike.

Lojë fjalësh: ndërmjetësues ose ndihmues, por rezultati është i njëjtë; ata u dëshmuan të gatshëm të shkelin secilin parim, pa e pranuar e shpjeguar, vetëm e vetëm që të marrin një copë pushteti.

ps. E kuptojmë sikletin e refuzimit. Tash diskutimi zhvendoset tek ajo se pse i ftuam, pasi nuk na erdhen. Nuk e kanë lehtë as këta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat