Diskutohet për metodat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve

Aktuale

Diskutohet për metodat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:24
Tryeza e rrumbullakët

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale në bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve dhe Bankën Qendrore të Kosovës organizuan tryezën e rrumbullakët ku u diskutua për metodat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve, arbitrazhin dhe ndërmjetësimin.

Pjesëmarrësit diskutuan lidhur me rëndësinë e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, sfidat dhe nevojën për të promovuar përdorimin e këtyre metodave në funksion të zgjidhjes më të shpejtë të kontesteve biznesore, në krahasim me procedurat e rregullta gjyqesore.

Pjesëmarrësit u njoftuan lidhur me mundësitë që ofrojnë këto dy metoda alternative të zgjidhjes së kontesteve, ku në vecanti u diskutua për risitë që ka sjellur Ligji për Ndërmjetësimin lidhur me referimin e rasteve në procedurë të ndërmjetësimit nga gjykatat.

Përfaqësuesit e sektorit të sigurimeve theksuan nevojën për promovimin e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit dhe rritjen e vetëdijes te qytetarët për mundësitë që ofrojnë këto mekanizma për zgjidhjen e kontesteve, gjë që do të ndikonte që qytetarët të shfrytëzojnë ndërmjetësimin dhe arbitrazhin si metoda për të zgjidhur mosmarrëveshjet jashtë gjykatave.

Pjesëmarrësit u dakorduan që të bashkëpunojnë ngusht për adresimin e rekomandimeve të dala nga tryeza, sidomos për përfshirjen e klauzolave të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në kontratat e sektorit të sigurimeve, me koordinim paraprak me BQK-në si rregullator dhe me përkrahjen e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat