Ambasadori gjerman dhe ai britanik arrijnë në Zyrën e BE-së - Bota Sot
Ambasadori gjerman dhe ai britanik arrijnë në Zyrën e BE-së

Aktuale

Ambasadori gjerman dhe ai britanik arrijnë në Zyrën e BE-së

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa ka mbi një orë që mandatari për kryeministër, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë nisur takimin brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, dy prej ambasadorëve të QUINT-it, ai i Gjermanisë, Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott që kanë qenë të ftuar në këtë takim, janë parë brenda Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila është në afërsi të Parlamentit.

Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se nuk ka marrë ftesë për takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin pajtuar që në takim të ftojnë ambasadorët e QUINT-it.

Shtetet e QUINT-it sot deklaruan se nuk synojnë ndërmjetësim në bisedimet për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat