Marrëveshje nuk ka, deklarohet Albin Kurti - Bota Sot
Marrëveshje nuk ka, deklarohet Albin Kurti

Aktuale

Marrëveshje nuk ka, deklarohet Albin Kurti

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:03
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në të cilin morën pjesë edhe ndërkombëtarët, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.

Kurti pas takimit që zgjati tri orë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka deklaruar për media se ka pasur interesim dhe gatishëmri që të formohet koalicioni, por sipas tij nuk mund të ketë koalicion me përafrim të njëanshëm.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat