“Çfarë hipokrizie”, vjen reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit

Aktuale

“Çfarë hipokrizie”, vjen reagimi i ashpër ndaj Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:09
Albin Kurti

Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth takimit të sotëm, mes liderëve të dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku në atë takim ishin të pranishëm edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Lidhur me këtë, analisti Zogaj gjithë këtë e ka quajtur si një hipokrizi të Vetevendosjes.

Ai thotë se partia e Kurtit, po tallet me Kosovën, duke kërkuar që QUINT-i të jetë ndërmjetësues për koalicionin qeverisës.

Ja shkrimi i tij:

LV nuk po pranon qe LDK te ‘tallet’ me Kuvendit e Kosoves, duke e kerku poziten e Kryeparlamentarit, ama po eshte vet LV qe po tallet me Kosoven duke kerku qe Quint-i te jete ndermjetesues per koalicionin qeverises.

Pra, pranojme me u talle me Kosoven, ama jo me Kuvendin.

Cfare hipokrizie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat