Ramush Haradinaj kritikon qasjen e Albin Kurtit

Aktuale

Ramush Haradinaj kritikon qasjen e Albin Kurtit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:30
Ramush Haradinaj

 

Ramush Haradinaj ka dhënë disa kritika për qasjen e Albin Kurtit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qasja e kryetarit të VV’së, Albin Kurti, ka qenë e gabuar gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Sipas Haradinajt, Kurti është dashur të urojë të gjitha partitë tjera ditën pasi që fitoi zgjedhjet.

“Ditën e nesërme është dashur të dalë të urojë të gjitha partitë”, thotë Haradinaj.

Tutje Haradinaj shpjegon se pse Kurti është dashur të bëjë këtë.

“Fituesi në princip është përgjegjës për të gjithë ne. Ai që fiton bëhet përgjegjës. Partia fituese duhet të dalë të urojë popullin, spektrin politik e kështu. Gjithashtu një fjalim se qeverisja e jonë do të jetë më e mirë se e kaluara, pasi kështu është zakoni. Qasja e tij ka qenë e gabuar”, tregoi Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj thotë se Kurti nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të pranonte mandatin tek presidenti i vendit, pasi që ndryshe do të dilte si i papërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat