Pse AAK-ja nuk e votoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit? Haradinaj tregon arsyen

Aktuale

Pse AAK-ja nuk e votoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit? Haradinaj tregon arsyen

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka treguar arsyen pse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e votoi kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, në momentin kur u votua për zgjedhjen e tij si i pari i Kuvendit.

Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë vërejtje personale për Konjfucën, por thjesht u zunë në befasi.

“Nuk kam asnjë vërejtje personale për Glaukun, nuk është familje e keqe. Por, ne jemi në politikë dhe ka të bëjë për koncept. Ai është nxënë në befasi e gjithashtu edhe ne, andaj nuk mund ta votonim”, është shprehur Haradinaj.  

“Kemi qenë të papërgatitur. Ishte hera e parë në histori që deputetët nuk e dinë emrin e kryetarit të parlamentit deri në momentin e fundit, nuk e di pse ka ndodh kjo”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tregoi se në çfarë mënyre do ta votonin Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

“Sikur shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ta kishte ftuar shefin e grupit parlamentar tonë, dhe ta kish pyet a jeni për me përkrahë këtë person, ndoshta nuk do të kishte problem, por nuk ndodhi kështu”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat