Zyrtari i LDK-së i shkon në zyre Bekim Jasharit

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i shkon në zyre Bekim Jasharit

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:52
Bedri Nika dhe Bekim Jashari

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Nika njofton se ka uruar Jasharin për ditëlindjen, si dhe për punën e tij pasionante dhe të përkushtuar që po e bën në Skenderaj.

Ja shkrimi i tij:

Thonë se urimet për lideret nuk janë lajme, por sa e saktë është kjo, mbetet të shihet.

Ishte kënaqësi të takoj djalin e Hamzë Jasharit dhe t’i uroj ditëlindjen. Ai festoi sot ditëlindjen midis miqve dhe bashkëpuntorëve.

Uroj që familja Jashari të ketë me shumë ditëlindje dhe me shumë festa.

Përndryshe, e pergezova për punën e tij pasionante dhe të përkushtuar që po e bën në Skenderaj.

Bekim, gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat