Ish deputeti i LDK-së: Çakejtë dhe hienat do të dëshpërohen!

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së: Çakejtë dhe hienat do të dëshpërohen!

Nga: G.B Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:04
Naser Rugova

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se LDK është lëvizje nacionale dhe po tentohet të krijohet një opinion se ka përçarje dhe mospajtime, por që LDK qëndron paluhatshëm në programin, statutin dhe vendimet e organeve të saj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se çakejtë dhe hienat do të dëshpërohen!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LDK është lëvizje nacionale - parti historike dhe aset nacional i këtij populli!
Gjithmonë në shërbim të popullit dhe etapave të shtetndërtimit!
Po tentohet të krijohet nji opinion se ka përqarje dhe mospajtime, propaganda e qarqeve tashmë të njohura anti LDK është orkestrim që vazhdon me dekada!
LDK qëndron paluhatshëm në programin, statutin dhe vendimet e organeve të saj!
Çakejtë dhe hienat do të dëshpërohen!
Qëndrestarët gjithmonë ja dalin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat