Haradinaj tregon se a do të bëjë qeverinë me LDK’në

Aktuale

Haradinaj tregon se a do të bëjë qeverinë me LDK’në

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:35
Haradinaj dhe Mustafa

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte e dhimbshme të shkohej në zgjedhje të reja.

VV dhe LDK ka kohë që nuk po merren vesh të krijojnë një koalicion qeverisës, dhe opsioni i zgjedhjeve të reja është përfolur.

“Është e dhimbshme të shkohej në zgjedhje të reja”, ka thënë Haradinaj.

“Populli nuk na ka faj. Zgjedhjet ishin më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë. AAK’ja nuk është në radhë që të vijë në pushtet. Nëse na fton LDK’ja ne do ta mendojmë”, shton ai.

“Kontestim të rezultatit nuk ka. Nuk ka arsye që të mos krijohet qeveria”.

Tutje ai ka thënë se puna e mandatarit vendoset nga presidenti pas 4 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat