“Shtetet Qunitit nuk mund të ndërhyjnë në marrëveshjet politike”

Aktuale

“Shtetet Qunitit nuk mund të ndërhyjnë në marrëveshjet politike”

Nga: A.M. Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:19
Ambasadorët e QUINT-it

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka komentuar takimin e sotëm Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me ambasadorët e shteteve të Qunitit.

Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se shtetet Qunitit nuk mund të ndërhyjnë në marrëveshjet politike, pasi që kjo është detyrë përfaqësuesve të popullit.

“Këto punë nuk zgjidhen më kështu, shtetet Qunitit nuk mund të ndërhyjnë në marrëveshjet politike të një shteti të pavarur. Është detyre e përfaqësuesve të popullit të zgjedhur nga qytetaret ata janë të  thirrur për zgjidhje, kanë marr votat e rregullta në një demokraci zgjedhore prandaj duhet të dallohet ndihma apo shërbimet e mira, ndërhyrja nuk lejohet përderisa shërbimet e mira dhe përpjekja për të ndihmuar është plotësisht diçka tjetër”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se nuk mund të kuptohen si ndërhyrje, por vetëm si shërbim miqësor.

“Këta politikat nuk din çka shteti nën kujdestari ndërkombëtare për atë çfarë është një shtet i pavarur.

Pra nuk mund të si kuptohen ndërhyrjet por vetëm ndihma dhe praktikat e mira, apo shërbimet pozitive miqësorë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat