Ja çka thotë Ragip Begaj për policin e vrarë Sami Thaçi,ai ishte edhe ushtar i UÇk-së

Aktuale

Ja çka thotë Ragip Begaj për policin e vrarë Sami Thaçi,ai ishte edhe ushtar i UÇk-së

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:49

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka reaguar pas vrasjes së policit Sami Thaçi mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Begaj tha se Samiu tërë jetën ia kushtoi atdheut.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. NE KEMI HUMBUR NJË NJERI TË MADH. Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë.U prehsh në paqe, HERO! “- tha Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat