Ky është polici tjetër që u plagos, dyshohet se është verbuar

Aktuale

Ky është polici tjetër që u plagos, dyshohet se është verbuar

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:52
Artur Mrasori

Një polic (Sami Thaçi) ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të një bombe në fshatin Zhur të Prizrenit.

Njësia Speciale e PK-së, konkretisht antidroga, zhvilloi një aksion në shtëpinë e Iran Badallit, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë.

Mirëpo, përpos vdekjes së Sami Thaçit, edhe një polic tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Media mëson se Artur Mrasori dyshohet se ka mbetur i verbuar, pasi u dërgua në QKUK.

Vlen të theksohet se nga shpërthimi i mbrëmshëm i lënduar ka mbetur edhe fëmija 12- vjeçar i të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat