Këta janë 21 zyrtarët policorë, që ranë në krye të detyrës

Aktuale

Këta janë 21 zyrtarët policorë, që ranë në krye të detyrës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Listës së 20 policëve që kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës, mbrëmë iu shtua edhe pjesëtari Sami Thaçi.

Thaçi ka dërguar në 21 numrin e policëve që kanë vdekur gjatë detyrës zyrtare.

Ai mbrëmë ka vdekur gjatë një aksioni të operacionit të antidrogës, derisa ishin duke bastisur një shtëpi në Zhur të Prizrenit aty ka shpërthyer një bombë.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar edhe dy policë të tjerë.

Një numër jo i vogël i policëve humbën jetën, e dy prej tyre ranë heroikisht në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sovranitetit territorial.

Image

Vrasja e parë e tillë, u shënua rreth 17 vjet më parë.

Polici Lazim Rexhepi, nga fshati Novosellë e Kamenicës ishte polici i parë i cili vdiq në detyrë si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai vdiq derisa së bashku me kolegët e tij, po kryenin një operacion kundër një grupi kriminal.

Vetëm pas një viti, fatin e njëjtë e pati edhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Hajdar Ahmeti, nga Gjakova, i cili gjatë kohës sa ishte duke u kthyer nga puna, për një shtëpi, mbeti i vrarë me disa plumba.

Vrasjes në uniformë nuk i iki as policja femër, Sebahate Tolaj.

Në një atentat që ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003, ishin vrarë dy zyrtarët policorë, Sabahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.

Vrasjet nuk mbaruan me kaq, pas vitit 2003, më saktë në vitin 2004, mbetën të vrarë edhe 3 pjesëtarë tjerë të policisë, 2 nga Vushtrria, Arsim Rrustolli dhe Driton Mehana, si dhe një nga Suhareka, Ilir Llapatinca.

Viti 2006-2007, pasoi edhe me 3 vrasje të tre policëve të tjerë.

Mitrovicasi, Abedin Mustafa, mbeti i vrarë në vitin 2006, ndërsa në janar të 2007-tës mbeti i vrarë vushtrriasi, Avni Kasumi.

7 muaj më pas, në një lagje të Prishtinës, u qëllua ish-zyrtari i policisë, Triumf Riza.

Izet Demaj, ish-pjesëtar i UÇK-së në betejën e Koshares, e që paslufte shërbeu në Policinë e Kosovës, mbeti pa shenja jete gjatë një shkëmbimi të zjarrit me grabitësit në Istog.

Ai u qëllua me një breshëri plumbash.

Kosova me një hero tjetër të saj u njoftua edhe më 26 korrik të vitit 2011.

Polici, Enver Zymberi, më vonë i shpallur hero i Kosovës u qëllua nga një snajper serb në veri të vendit.

Zymberi u qëllua në aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në pjesën veriore të vendit, i cili qëllim kishte heqjen e barrikadave të vendosura nga qytetarë serbë.

Pas së shtënës së parë, që rezultoi të jetë fatale për Zymberin, kishin pasuar edhe shkrehje të tjera të mjetit të zjarrit në drejtim të Policisë së Kosovës, mirëpo fatmirësisht pa pasoja.

Në detyrë kur humbën jetën ishin edhe dy policë të tjerë, Armend Trena e Malsor Dashi.

Ata pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, ranë në lumin Lepenc, ndërkaq pas disa ditësh kërkimesh u gjetën pa shenja jete.

Policia e Kosovës në raste të shumta është treguar e aftë të dalë në krye të detyrës.

Për këtë, ky institucion vlerësohet si njëri ndër më kredibilët nga qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat