I plagosur rëndë, humbi njërin sy, kush ishte Hysni Hyseni që ndërroi jetë

Aktuale

I plagosur rëndë, humbi njërin sy, kush ishte Hysni Hyseni që ndërroi jetë

Nga: N.Sh. Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:20
Hysni Hyseni

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Hysni Hyseni.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për vdekjen e Hysenit dhe për jetën e tij.

Sipas VV-së, Hyseni ishte i plagosur rëndë dhe kishte humbur njërin sy në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007.

“Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të perbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht”, shkruarn VV-ja, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin që ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje aktivisti ynë Hysni Hyseni.

Hysni Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I plagosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, ku humbi njërin sy, Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të perbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht.

Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij.

Në këto momente pikëllimi i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, shoqeve e shokëve te Hysniut.

Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna e virtytet e tij.

Sot në orën 14:30 do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat