Avokati i Popullit procedon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Aktuale

Avokati i Popullit procedon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:45
SBASHK

SBASHK njofton se Avokati i Popullit ka njoftuar se është proceduar në Gjykatën Kushtetuese se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave.

“SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”, thuhet nga SBASHK.

Në komunikatë thuhet po ashtu se SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë , Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve  janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë  të përbashkët për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre  e që ka të bëj  me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave. Kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten e kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat