Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen sërish lëndë për kompensim të dëmit gjatë luftës

Aktuale

Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen sërish lëndë për kompensim të dëmit gjatë luftës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:46
Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen sërish lëndë për kompensim të dëmit gjatë luftës

Për herë të shtatë shoqata “Ngritja e Zërit” në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar lëndë rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë sw aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta tha se për herë të shtatë po i drejtohen Kushtetueses për vlerësimin e kushtetutshmërisë për vendimet e marra nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Sipas tij gjykatat në Kosovë po i hedhin poshtë paditë e tyre për kompensim të dëmit gjatë luftës  me arsyetimin se gjykatat vendore nuk kanë kompetente për shqyrtimin e të padive, duke i drejtuar ata kah gjykata në Serbi.

Bejta: Gjykata Themelore dhe e Apelit padrejtësisht po na i refuzon paditë

Video

“Gjykata Themelore e Kosovës padrejtësisht  i kanë refuzuar i kanë hedhur paditë për kompensim të dëmit , Gjykatat e Apelit i kanë refuzuar ankesat duke i mbështetur aktvendimet e gjykatave Themelore si të drejtat, Gjykata Supreme nuk e ka lejuar procedurën e revizionit , ndërsa Gjykata Kushtetuese edhe ajo fatkeqësisht na i trajton si të papranueshme kërkesat për vlerësimin e kushtetueshmërisë“, tha ai.

Madje ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese po mundohet të mbuloj marrin juridike të gjykatave.

Sipas tij kjo gjykatë nuk po intervenon në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut.

Bejta: Gjykata Kushtetuese po i mbulon marrin juridike të gjykatave

“Gjykata Kushtetuese mendimi jonë është se orvatet të mbuloj marren juridike të gjykatave të rregullta duke na i hedhur edhe kjo dhe duke u pranuar si të papranueshme kërkesat  pasi që Gjykata Kushtetuese ka për obligim t’i shqyrtoj shkeljet e dispozitave ligjore që janë në kundërshtim me dispozitat e Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht me Kushtetutën e Kosovës , Konventën për Lirit dhe të Drejtat e Njeriut janë shndërruar në rendin juridik të brendshëm , madje me epërsi dhe përparësi implementimi”, u shpreh Bejta.

Bejta mendon se përmes Wettingut në sistemin e drejtësisë do hedhet dritë edhe tek këto raste që kërkohet kompensim të dëmeve gjatë luftës.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj Supreme dhe Themelore për refuzimin e këtyre padive i ka quajtur absurde  avokati i kësaj shoqate, Kadri Osaj i cili tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk po e shfleton infrastrukturën ligjore dhe ndërkombëtare për tu përgjigjur këtyre lëndëve.

Osaj: Qëndrimet e Gjykatës Themelore dhe Kushtetuese i konsiderojmë absurde

“Qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave Themelore për ne janë absurde  për faktin se kur  marrin vendimin e tyre  nuk e shfletojnë fare infrastrukturën tonë ligjore dhe atë  ndërkombëtare dhe praktikat e mira gjyqësore të rasteve të tilla identike. Konsiderojmë se veprimet e tyre nga Gjykata Themelore deri tek Gjykata Kushtetuese janë të padrejta dhe padrejtësisht janë refuzuar kërkesë paditë tona”, tha ai./B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat