Avokati Berisha shpreh keqardhjen për incidentin e mbrëmshëm: Policët tanë meritojnë më shumë se polikanët në këto raste

Aktuale

Avokati Berisha shpreh keqardhjen për incidentin e mbrëmshëm: Policët tanë meritojnë më shumë se polikanët në këto raste

Nga: M.H Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:56
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, në një postim në Facebok ka shkruar në lidhje me humbjen e jetës së policit në detyrë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Berisha shpreh keqardhjen për incidentin e mbrëmshem, mirëpo nuk lë pa përmendur të mirat që përfitojën politikanët nga këso raste, përcjell “Bota sot”.

Avokati, shkruan që në këto raste nuk duhet të kursehet sepse edhe janë familje dhe siguria e shtetit tonë.

Postimi i plotë

Mbreme ne krye te detyres humbi jeten nje zyrtar policor dhe dy te tjere ( fatkeqesisht njeri me rende) u lenduan.

Pervec dhimbjes dhe keqardhjes pafund, me beri pershtypje deklarimi "standard" i pushtetareve qe shprehen keqardhjen per incidentin, por nuk e thane asnje fjale se ata do bejne cdo gje qe se paku policet e mbijetuar te kalojne me sa me pak pasoja.

Po te ishte ndonje politikan (siç e ka tregu e kaluara), me siguri se sot do ishte ne aeroplan per ne Turqi a zoti e di ( me taksat tona), nderkaq per policet qe s'kane as sigurim shendetesor, e as pension invalidor, duhet te kujdesen mjeket vendore.

Policet tane meritojne shume me shume se politikanet, ndaj ne raste te tilla duhet te trajtohen me mire se politikanet.

Mos kurseni as ne kete rast sepse edhe policet kane familje dhe per me teper, ata jane qetesia dhe siguria e shtetit tone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat