Haradinaj: Vrasja e policit, lajm i dhimbshëm

Aktuale

Haradinaj: Vrasja e policit, lajm i dhimbshëm

Më: 29 janar 2020 Në ora: 13:03
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar policin Artur Mrasori, i cili gjendet në Klinikën Intensive, i lënduar mbrëmë gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë Sami Thaçi, derisa tha se ky është një lajm i dhimbshëm për vendin.

Haradinaj: Vrasja e policit, lajm i dhimbshëm

"Vërtet është një lajm i dhimbshëm, për familjen në radhë të parë, e pastaj për të gjithë kolegët. Janë edhe dy kolegë të tjerë të policisë të lënduar. Njëri është këtu në trajtim, për fat të mirë nuk është në rrezik për jetë. Ka lëndime, janë me pasoja, mirëpo besojmë që jeta e tij është jashtë rrezikut", tha ai.

Haradinaj u zotua se do të jenë bashkë për të ofruar kujdes për policin, i cili u lëndua gjatë këtij aksioni.

I pyetur për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kryeministri në detyrë tha se ato duhet të bëhen.

Haradinaj: Sigurimet shëndetësore janë në proces, pritet qeveria e re

"Është një kërkesë shumë e drejtë e policisë për ligjin për sigurime shëndetësore dhe ligjin për pension të parakohshëm. Janë në proces ato, por nuk mund të çojmë në kuvend ligje. Jemi në pritje të formimit të qeverisë për t’i dërguar, por besoj që do të realizohet, jo besoj por do të ndodhë. Gjatë këtyre dy viteve kemi qenë më afër policisë për kujdes buxhetor dhe përkrahje që nuk ka ndodhur më herët, mirëpo ato janë të domosdoshme dhe duhet të ndodhë", tha Haradinaj.

Në mbledhjen e qeverisë të thirrur sot, ai tha se do të marrin vendim për ndarjen e një shume për familjarët e policëve të rënë në detyrë.

Haradinaj: Do të ketë një shumë shtesë për policët e rënë në detyrë

"Sot do të marrim vendim që policëve të rënë në detyrë, krahas pensionit që marrin, t’i shtojmë edhe një shumë gjatë gjithë kohës për familjen. Është një shumë e respektueshme për secilën familje, për secilin polic të rënë në detyrë. Sa i përket pjesëtarëve që shërohen në vend, kuptohet nuk do të mungojë asgjë, nëse ka nevojë jashtë vendin këtu jemi", tha ai.

Mrasori është plagosur mbrëmë në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni bastisjeje në një shtëpi të këtij fshati. Nga shpërthimi i eksplozivit, vdekjen e ka gjetur kolegu i tij Sami Thaçi, si dhe është lënduar një polic tjetër dhe një fëmijë

Haradinaj viziton policin e plagosur në QKU (Drejtpërdrejt)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj viziton poliicin Artur Mrasori i cili gjendet i shtrirë në QKU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat